VIDEO/ Zjarri vijon të përhapet në Llogara, ende asnjë ndërhyrje nga shteti

20:43, 23/08/2022

Situata me flakët në Llogara vijon të përkeqësohet. Vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi nga era.

Zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Por edhe nga ajri qeveria s'ka ndërmarrë asnjë hap për ndërhyrje.

Kodrat e Llogarasë janë përfshirë nga flakët prej mesditës së sotme ndërsa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi.

S'është hera e parë që qeveria dështon të shuajë flakët ndërsa shpeshherë është dashur ndihma e grekëve për të fikur flakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco