Berisha: Pushteti i Ramës i paligjshëm! Largimi i tij bëhet me protesta të fuqishme!

19:11, 23/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’.

Berisha u shpreh se beteja e madhe që kemi përpara është largimi i Edi Ramës, të cilin e quajti makineri që grabit qytetarët.

Kreu i selisë blu deklaroi se kryeministri Edi Rama largohet me protesta të fuqishme.

“Rama është një makineri që grabit qytetarët. Kemi një betejë të madhe përpara, beteja është ti themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Dhe ajo bëhet siç e thatë vetë këtu me protesta të fuqishme.

Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti i tij ka ardhur nga droga, krimi dhe patronazhistët, ka ardhur nga shteti elektoral si në diktaturë.

Nëse një kryeministër përdor shtetin për zgjedhje, ai nuk bën zgjedhje. Ishte fatale që opozita, jo pse humbi zgjedhjet, por nuk doli në shesh për t’i treguar vendin atij. Ajo fitore do i dalë nga hundët atij.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco