Berisha: Opozita e vërtetë është në këmbë! Misioni ynë, t’i japim fund monizmit të Ramës! Mbështesim kauzat e drejta

19:04, 23/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’. Berisha u shpreh se misioni i Partisë Demokratike është të zgjidhë problemet ndërsa shtoi se Edi Ramës do t’i dalë nga hundët fitorja e vjedhur e zgjedhjeve të 2021-shit.

Kreu i PD-së tha se opozita tashmë është në këmbë përballë monizmit të Edi Ramës ndërsa shtoi se kreut të qeverisë hajdute do t’i tregojnë vendin shumë shpejt.

“Ajo çka ne kemi mision është zgjidhja e problemeve. Të gjitha problemet kanë ardhur nga botëkuptimi i Edi Ramës i cili i lejon vetes me kënaqësi të vendosë monizmin, të marrë të gjitha pushtetet. Në 2007, 80 për qind e pushtetit ishte e PS-së. 

Tha nuk hyjmë në zgjedhje se kishte frikë nga rezultati. Shtymë zgjedhjet 5 muaj, isha i vendosur ti shtyja dhe 1 vit. Një pushtet monist nuk e pranoja, madje më çonin fjalë nga Brukseli që Berisha mos të pyesë për të por të bëjë zgjedhjet. Por monizmi na ngelej ne dhe ne nuk ishim partia që pranonim monizmin.

Çfarë arritëm në këtë vit, arritëm një gjë, jemi në këmbë dhe të vërtetë. Vendimet i marrim në përputhje të plotë me interesat tona publike e kombëtare. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë.

Jemi përgjegjës për të ofruar zgjidhje, arritëm të bashkohemi me grupet organizatat, individët e kauzave sepse u vendos një perde mos ta politizojmë. Vritet tjetri në derë të shpish, e vrau policia në derë të shtëpisë, te pragu i derës. Mori fund kjo. Po qe kauzë e drejtë do e mbështesim me gjithë potencialin tonë.

Mirëpres me padurim bashkëpunimin me sindikatat. Të gjejmë format e bashkëpunimit. Rama është një makineri që grabit qytetarët.

Kemi një betejë përpara, beteja është ti themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti i tij ka ardhur nga droga, krimi dhe patronazhistët si në diktaturë. Nëse një kryeministër përdor shtetin për zgjedhje, ai nuk bën zgjedhje.

Ishte fatale që opozita, jo pse humbi zgjedhjet, por nuk doli në shesh për t’i treguar vendin atij. Ajo fitore do i dalë nga hundët atij.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco