Kreu i PD, Sali Berisha: Rreziku qëndron mbi ne si shpata e Demokleut, Dibra po boshatiset

Kreu i PD, Sali Berisha: Rreziku qëndron mbi ne si shpata e Demokleut, Dibra po boshatiset

17:44, 23/08/2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim që po e zhvillon në Sllovë, Dibër, shprehu nderim për dëshmorët e atdheut, Elez Isufi dhe Isuf Xhelilit të cilët luftuan në mbrojtje të Shqipërisë që ishin nën rrezikun e serbëve.

Po ashtu si në atë kohë u shpreh Berisha që Shqipëria rrezikohen nga serbët dhe qarqet e tyre edhe sot është i njëjti rrezik.

"Shpreh kënaqësinë që takohem me ju në këtë vend, në Sllovë, trevë e cila ka kontribute thelbësore në historinë e Dibrës por edhe në historinë kombëtare.

Sot kërkoj këtu nga ju në këto moment të ngrihemi dhe të  nderojmë të rënët nga regjimet komuniste dhe naziste, pasi europa e ka cilësuar 23 gushtin si një ditë nderimi të tyre.

Kam nder të madh që mblidhemi përpara monumentit kushtuar njërit prej më të shquarit të kombit shqiptar Elez Isufit, por edhe Isuf Xhelilit të cilët qëndruan guximshëm në mbrojtje të Dibrës por edhe të kombit shqiptar.

Në shqiptarët në kanë ndjekur rreziqet sepse kemi pasur fatin të kemi vend të mrekullueshëm por kemi pasur fqinj që e kanë lakmuar këtë vend.

Dibra me në krye Elez Isufi Isuf Xhelilin dhe burrat e kësaj treve  u mbrojtën nga kërcënimi serb.

Por ashtu si në atë kohë edhe sot jemi në të njëjtën pozite sepse Shqipëria është përsëri në rrezik, i cili qëndron përmbi ne si shpata e Demokleut.

Dibra por e gjithë   Shqipëria po I humb pjesëtarët e vet si asnjë komb tjetër në botë dhe nga statistikat që nga 2014 vetëm në zonën e BE janë larguar nga vendi rreth 750.000 qytetar."- u shpreh kreu i PD, Sali Berisha në Sllovë, Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco