Berisha: 750 mijë shqiptarë u larguan nga viti 2014! Pagat më të ulëtat në rajon nga qeveria e Ramës

17:30, 23/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’.

Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi se këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet më shumë se i kemi humbur ne shqiptarët.

“Nga 2014 deri më sot, me statistika të sigurta, të BE-së vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744 mijë shqiptarë pa llogaritur sa kanë shkuar në vende të tjera të botës.

Rrudhje e madhe, shkretëti, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja. Përveç kësaj, çfarë po ndikon, ose a jemi ne në rrezik, le të ndalemi.

Janë disa të dhëna, nëse 8 vite më parë arritëm për herë të parë në të gjithë kohërat për rrogat e pensionet, arritëm të tejkalojmë të gjitha vendet, dhe dy vende të BE-së.

Sot janë më të ulëtat në rajon, 30 për qind më të ulëta se në Kosovë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco