Meta: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit! Regjimi i inceneratorëve s’ka prioritet të rinjtë

21:29, 22/08/2022

Partia e Lirisë ka nisur këtë të hënë kampingun veror të të rinjve në Jalë. Kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, deklaroi se kryeministri Edi Rama është armik i llogaridhënies ndërsa shtoi se qeveria ka shpikur vendime mbi ligjet duke sjellë një sistem të kalbur, ndërsa e quajti qeverinë e Ramës regjim të inceneratorëve.

"Një shtet i tërë punon si të mbledhë në mënyrë të paligjshme taksat e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe gjysmës së Shqipërisë, të marrin çdo ditë mijëra euro.

Përfshihet i gjithë shteti në këtë aferë të paligjshme dhe kriminale, vjedhin duke përdorur firmat e njerëzve që kanë ikur nga kjo botë dhe figurojnë se kanë firmosur për miliona euro.”-tha Meta.

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se jemi në kushtet e grushtit të shtetit.

“Ky regjim kriminal nuk ka prioritet të rinjtë. Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur të rinjtë.

Por Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave. Ky është ndryshimi mes Partisë së Lirisë dhe çdo force politike në vend.

Duke u përkushtuar për t’i dhënë fuqinë sovranit dhe duke treguar se çdo qytetar duhet të jetë i barabartë për të ushtruar kontrollin e tij. Do bëjmë që demokracia jonë të lëvizë. Një popull që fle në demokraci, zgjodhet në diktaturë.”-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco