Meta thirrje administratës: Mos firmosni në shkelje të ligjit! Regjimi i Ramës i ka ditët e numëruara

Meta thirrje administratës: Mos firmosni në shkelje të ligjit! Regjimi i Ramës i ka ditët e numëruara

18:32, 22/08/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje nënpunësve të administratës publike të mos firmosin asgjë në shkelje të ligjit.

Meta thekson se ata duhet të bëjnë gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet më tej se ora e llogaridhënies nga qeveria e kryeministrit Edi Rama po afron.

Statusi i Metës
ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON!

U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit!

Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco