Balliu: Krimin dhe mafien, Rama ua ktheu në alternativë ekonomike qytetarëve

18:12, 21/08/2022

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka folur për për rendin dhe sigurinë pas një javë të mbushur me ngjarje të rënda dhe kush e mban përgjegjësinë? 


Balliu ka theksuar se qeveria qëllimisht ka degraduar institucionet e shtetit shqitpar që janë aty për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët shqitparë, për shkak të një bashkëpunimi që ka me krimin e organizuar me bazë të interesit monetar dhe elektoral që ata kanë me mafien dhe krimin e organizuar. 


Balliu: Tani është e qartë se rendi dhe siguria kanë rënë. Në 9 muaj kemi pasur 47 atentate ku 24 kanë qënë me pasojë vdekjen dhe 23 të plagosur. 
Rasti i fundit ku është cënuar siguria kombëtare me sulmin ndaj ushtrisë dhe shtetit shqitpar, vërteton se si kanë rënë segmentet që mbrojnë Shqipërinë, shtetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo nuk është e rastësishme, ka filluar që nga 2013 prej një kohe të gjatë që qeveria qëllimisht ka degraduar institucionet e shtetit shqitpar që janë aty për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët shqitparë, për shkak të një bashkëpunimi që ka me krimin e organizuar me bazë të interesit monetar dhe elektoral që ata kanë me mafien dhe krimin e organizuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco