Incidenti në Gramsh/ Prokuroria pritet të kërkoi burg për 3 shtetasit e arrestuar

Incidenti në Gramsh/ Prokuroria pritet të kërkoi burg për 3 shtetasit e arrestuar

16:41, 21/08/2022

Prokuroria e Elbasanit pritet t'i kërkojë gjykatës masën e arrestit me burg për 3 shtetasit e arrestuar për incidentitin e regjistruar mbrëmjen e të shtunës tek uzina e armëve më Gramsh. 

Burime i thanë Syri tv se akuza ka nisur hetimet për sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj, që cënojnë sigurinë e tij (spiunazh), goditje për shkak të detyrës (kundërshtimi dhe goditja e 2 efektivëve roje të FA) dhe mbajtja e sobstancave neuroparalizuese  profesionale që konsiderohet si armë e ftohtë. Ndërkohë që është identifikuar edhe shtetasi i tretë, ukranasi Fjodor Mihailoviç. 

Kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi që drejton edhe hetimet ka urdhëruar  veprime të hollësishme hetimore, përfshirë kontrolle të sistemit “TIMS”, kontrolle të 4 telefonave celularë të të ndaluarve dhe vendin se ku kanë qëndruar përgjatë 3 javëve të fundit në Shqipëri. Drejtori i Policisë Gledis Nano ka qenë sot në Elbasan, ku ka marrë pjesë në marrjen në pyetje të personave që u përfshinë në incidentin e të shtunës.' 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco