Mjaftojnë vetëm dy minuta shi, vjeshta e gjen Tiranën me kanalizime të bllokuara

Mjaftojnë vetëm dy minuta shi, vjeshta e gjen Tiranën me kanalizime të bllokuara

16:21, 21/08/2022

Sa herë që bie shi, rrugët në kryeqytet nxjerrin në pah infrastrukturën e dobët e të dëmtuar.

Në rrugën" Krist Maloki" asnjëherë nuk është vënë dorë, ndaj përmbytet në mënyrë të vazhdueshme.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen sa më parë.

"E kam mbushur vetë. Punoj në ndërtim, marr bazë andej dhe mbush gropat. Kam fëmijët e vegjël. Atje bëhet pellg, futet nëpër shtëpia. Dimrit do varkë që të kalosh."

Zhavorri që kanë hedhur nuk ka sjellë zgjidhje. Më të shqetësuarit janë prindërit me fëmijët e vegjël që kalojnë përmes gropës pasi nuk ka mundësi devijimi.

"Çdo ditë marr fëmijët në krah. 7 vjet në këtë lagje dhe asgjë nuk ka ndryshuar".

Qytetarët thonë se u është premtuar në mënyrë të vazhdueshme që rruga e cila ndodhet përkrah fabrikës së miellit do të rregullohet.

Por pavarësisht premtimeve asnjëherë nuk është investuar, duke lënë infrastrukturën e zonës në mëshirë të kohës dhe natyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco