Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e plagosur në gjendje të stabilizuar

Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e plagosur në gjendje të stabilizuar

22:21, 20/08/2022

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Dy ushtarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë sulmuar nga dy rusë dhe një ukrainase me lëndë djegëse, sprajt. Dy ushtarët e plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës me helikopter ndërsa dy rusët dhe ukrainasja janë ndaluar dhe shoqëruar nga autoritetet.

Më shumë se dy orë pas ngjarjes ka reaguar ehde Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se gjendja e ushtarëve është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjendja shendetesore e dy ushtarakëve shqiptarë është e stabilizuar”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco