Skuka nderon Partizanin në minutat e fundit, 'të kuqtë' mposhtin me përmbysje Egnatian

Skuka nderon Partizanin në minutat e fundit, 'të kuqtë' mposhtin me përmbysje Egnatian

21:42, 20/08/2022

Partizani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superiore.

“Demat e kuq” mposhtën me përmbysje 2-1 Egnatian në “Elbasan Arena”.

Egnatia kaloi e para në avantazh me anë të Canajt në minutën e 32 të takimit. Partizani u tregua i pafuqishëm në pjesën e parë dhe me mungesë organizimi.

Me të nisur pjesa e dytë vendasit u shfaqën të karikuar dhe me dëshirë për të fituar. Goli i barazimit erdhi nga pika e penalltisë në minutën e 56 nga Hoti.

Partizani kërkoi me ngulm fitoren dhe ajo erdhi vetëm në minutën e 98 të takimit falë këmbënguljes së Skukës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco