VIDEO/ Makina në Lezhë del nga rruga dhe përfundon në kanalin me ujë, plagosen 4 vajza

19:00, 20/08/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Shëngjin. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosura katër vajza.

Këto të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre dhe identitetet ende nuk dihen.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër vajzat ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë ndërsa policia e zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco