Berisha komenton rrëzimin e Dritan Abazoviç: Gaboi kur mbështeti 'Ballkanin e Hapur'

18:03, 20/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, komentoi  rrëzimin e Dritan Abazoviç nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, duke thënë se bëri një gabim fatal, duke firmosur marrëveshjen me kishën e Serbisë. Berisha  theksoi se Abazoviç gaboi edhe kur mbështeti nismën për Ballkanin e Hapur, që vendos hegjemoninë serbe në rajon.

Kryetari  i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi  zhvillimet në Malin e Zi, pas rrezimit të qeverisë së Dritan Abazoviç. Në një reagim në Facebook, ish-kryeministri Berisha deklaroi se Abazoviç bëri histori duke u bërë i pari kryeministër  i Malit të Zi me orgjinë shqiptare, por gaboi duke firmosur,  një marrëveshje kundër interesave të vendit,  çfarë solli më pas edhe rrëzimin e tij.  Berisha cilësoi si gabim edhe mbështetjen që Abazoviç i dha projetit për Ballkanin e  Hapur, duke u rreshtuar krah presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit Edi Rama, në këtë nismë. 

“I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb. Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.”-shkruan Berisha.

Lideri i Partisë Demokratike e përmbyll reagimin e tij, duke thënë se Abazoviç është politikan i ri dhe duhet të nxjerrë mësime për të mos lejuar, më të tilla gabime, dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se vetë serbët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco