Makina përplas 8-vjeçarin në Orikum, lëndohet edhe drejtuesi i mjetit

Makina përplas 8-vjeçarin në Orikum, lëndohet edhe drejtuesi i mjetit

17:18, 20/08/2022

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 8-vjeçar ka ndodhur këtë pasdite në Orikum. I mituri është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit A.M., i cili përplasi të miturin, ka pësuar lëndime dhe po merr gjithashtu ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco