Gruaja bie nga kamionçina në Gjirokastër, dërgohet në spital

Gruaja bie nga kamionçina në Gjirokastër, dërgohet në spital

16:19, 20/08/2022

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se një grua 40-vjeçare me inicialet L.V., ka rënë nga kamionçina e cila dretohej nga Q.A. Gruaja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e saj nuk dihet.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 14:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja L. V., rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër, Gjirokastër. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në afërsi të urës së fshatit Andon Poçi, kjo shtetase është rrëzuar nga automjeti tip "Mercedes Benz"(kamionçinë), i cili drejtohej nga shtetasi Q. A. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco