FNSH arreston 3 autorët e plagosjes me armë në zyrën elektorale të PD

FNSH arreston 3 autorët e plagosjes me armë në zyrën elektorale të PD

23:50, 20/04/2021

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 3 personat të cilën pasditen e djeshme qëlluan me armë në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet, duke lënë të plagosur sekretarin, Bledi Okshtuni.

Në pranga ka rënë Ndriccim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri i njohur edhe më parë për precedentët e rëndë kriminalë, i akuzuar edhe për vrasje në Torino të Italisë, si Markel Shtylla, shef i policisë bashkiak dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.

Arrestimi i tyre është bërë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ngjarja krijoi edhe shumë përplasje politike midis palëve, ndërkohë që vetëm sot Bashkia e Kavajë e drejtuar nga Rilindja shkarkoi nga detyra dy drejtuesit e policisë të përfshirë në ngjarje.

Të tre personat janë vetëdorëzuar, teksa janë paraqitur në ambientet e Komistariatit të Policisë së Kavajës, ku janë vënë në pranga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco