Basha: Më 25 prill shqiptarët të dalin masivisht të mundin me votë të keqen

Basha: Më 25 prill shqiptarët të dalin masivisht të mundin me votë të keqen

21:54, 20/04/2021

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në A-Shoë, ka ftuar shqiptarët të dalin masivisht të votojnë, dhe të mundin me votë këtë të keqe.  

Adi Krasta: Ka një volum të madh pune për të mbetur i përulur, duhet të jetë shumë shqetësim i brendshëm.

Lulzim Basha: Kjo është, këtë desha të them. Tani të gjithë e kemi brenda vetes sonë farën e të mirës dhe të së keqes. Në qoftë se ti kujton që kjo që po të ndodh është se ti ke zbritur nga qielli atëherë ti ke marrë fund si kryeministër. Mua kjo mё emocionon dhe mё ngarkon me njё përgjegjësi tё jashtëzakonshme personale. Pra, gjëja qё mё emocionon mё shumë se gjithçka tjetër ёshtё pritshmëritë e njerëzve ndaj qeverisjes qё do tё vij. Unё e di qё edhe 4 ditё edhe 5 ditё sfida kryesore e shqiptarëve ёshtё tё mundim me votё kёtё tё keqe.

Adi Krasta: Tё dalin tё votojnё.

Lulzim Basha: Tё dalin, tё dalin masivisht dhe masivisht do tё dalin sepse këto janë zgjedhjet mё tё rëndësishme nё 30 vite.

Adi Krasta: Ti kishe patronazhist?

Lulzim Basha: Po sigurisht qё po. Nuk kam patur kuriozitetin ta shoh se kush. Pra, kryesorja, thirrja ime kryesore qё po i afrohemi ditёs ёshtё qё masivisht nё kutitë e votimit sepse përgjegjësia pёr ta ndryshuar kёtё realitet ёshtё e gjithsecilit atё ditё pushteti ёshtё i tyre , i çdo qytetari, secili një votë ka dhe nё qoftë se doni qё Shqipёria tё eci përpara, nё qoftë se doni te keni punësim, tё keni paga mё tё mira, nё qoftë se doni tё prisni tё hapni negociatat tё shkoj drejt anëtarësimit nё Bashkimin Europian. Në qoftë se duam që të rinjtë tanë të mos largohen, plaga e emigracionit të mos vazhdojë të çajë zemrat e prindërve, të nënave tona. Në qoftë se duam që fëmijët tanë të arsimohen mirë këtu në Shqipëri dhe pastaj të gjejnë një vend pune me dinjitet, të formojnë familjet e tyre këtu.

Pra, në qoftë se i duam të gjitha këto, atëherë masivisht secili që e ka këtë mundësi, se ka dhe të vegjël, vogëlushë që nuk e kanë këtë mundësi. Të shkojnë në kutitë e votimit, të votojnë numrin 9, për ndryshim. Ky është momenti kur përgjegjësia, barra e përgjegjësisë kalon tek unë, tek ekipi ynë, për të bërë realitet zotimet me të cilat kemi dalë para shqiptarëve. Garancia ime, përveç asaj që thash, jo më shumë se dy mandate deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian është: Nëse plani ynë, tashmë publik, i konsultuar, i diskutuar me të gjithë, nuk zbatohet një më një, unë nuk dal para shqiptarëve të kërkoj një mandat të dytë sepse ky është themeli i kulturës europiane politike, të cilën jam i vendosur së bashku me ekipin tim, ta themelojmë pas votës dhe fitores së thellë të 25 prillit. Sepse kjo do të jetë edhe një fitore e dytë. Do të jetë mbyllja e derës së tranzicionit dhe hapja e derës për rrugëtimin e vërtetë dhe të pandalshëm drejt Shqipërisë anëtare të BE-së.

Adi Krasta: Le ta supozojmë në një moment se kjo do të ndodhë.

Lulzim Basha: Dhe do të ndodhë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco