Publikimi i të dhënave personale/ Shkullaku në Syri TV: SPAK të gjejë se kush i keqpërdor për qëllime elektorale

Publikimi i të dhënave personale/ Shkullaku në Syri TV: SPAK të gjejë se kush i keqpërdor për qëllime elektorale

21:43, 20/04/2021

Drejtuesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, janë thirrur nga SPAK për të çështjen e publikimit të të dhënave personale nga Database e rreth 910 mijë banorëve të kryeqytetit.

Në lidhje “Skype” në Syri TV, Shkullaku tregon për gazetaren Juli Krisafi se çfarë ka kërkuar Prokuroria Speciale nga drejtuesit e Lapsi.al.  

“SPAK ka kërkuar prej nesh të japim burimin, se kush na e ka dhënë këtë Database. Pas refuzimit tonë, kanë kërkuar që të marrin linkun apo platformën që është përcjellë te ne, gjë e cila përsëri u refuzua nga ana jonë”, thekson themeluesi i Lapsi.al.

Më tej Shkullaku tregon: “Nëse do të jepnin një provë të tillë, menjëherë mund të shkohej te burimi, do ta dekonspironte atë dhe do të thyente kështu kodin tonë të etikës dhe garancinë që i kishim dhënë burimit për ta mbajtur në gjendje anonimati.

SPAK përsëri na urdhëron ne që të dorëzojmë provën nëse mund ta quajmë kështu dhe ka urdhëruar policinë gjyqësore që të sekuestrojë telefona, kompjutera, çdo gjë që është në administrim të Lapsi.al.

Ne mendojmë se as burimi, as mënyra se si është përdorur ky Database, nuk përbën elementin kyç për të zbardhur këtë aferë. Kjo platformë qarkullon në mijëra e mijëra njerëz, të cilët e kanë në shtëpitë e tyre dhe mund të shohin patronazhistin.

Është shumë e thjeshtë për SPAK të gjejë se kush e ka marrë, por më e rëndësishme është të gjejë se kush e ka keqpërdorur për qëllime elektorale.

Në këtë rast shtrohen dy pyetje. E para, a është e vërtetë që kjo platformë po përdoret për qëllime elektorale nga Partia socialiste dhe e dyta nga janë marrë këto të dhëna.

Shkurtimisht do të thoja që këto të dhëna po përdoren nga PS-ja, pasi edhe vetë PS-ja nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Aty janë një grup njerëzish që quhen patronazhistë, që janë mbi 900 vetë, ashtu siç morën në mes të natës kontrollorët e Rinasit, ashtu mund të merreshin disa prej tyre dhe të pyeteshin se ku i kanë marrë këto të dhëna dhe për çfarë po i përdorin.

Ne dyshojmë se këto të dhëna kanë dalë nga AKSH-ja, pasi nuk kanë nga të dalin tjetër, pasi është i vetmi institucion shtetëror që disponon të dhëna të rëndësishme. SPAK duhet të hetonte që ditën e parë se nga kanë dalë dhe si kanë dalë këto të dhëna.

U njoftuam me vendimin e gjykatës, që është krejtësisht i padrejtë. Ne na garanton ligji që të mos ta tregojmë burimin. E vërteta është e lehtë të zbardhet, por po i jepet kohë të tjerëve për të fshirë faktet nga kanë dalë. Kemi njoftuar të gjitha organizatat ndërkombëtare që janë në mbrojtjen tonë”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco