Meta paralajmëron Ramën: Do t’ia pres duart atij që guxon të prekë votën

Meta paralajmëron Ramën: Do t’ia pres duart atij që guxon të prekë votën

21:16, 20/04/2021

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama duke e cilësuar atë një kukull që kurdiset në rajon për të minuar të ardhmen e Shqipërisë.

Në një intervistë në “TV1  Channel”, Meta paralajmëron Ramën se do t’ia presë duart atij dhe kujtdo tjetër që guxon të vjedhë votat.

“Rama është një kukull që dihet nga kurdiset në rajon, për të minuar te ardhmen e Shqipërisë. Edi Ramen e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete për mbrojtjen e votës së lirë. Për këtë të jete i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo qe të jetë nëse prek 1 votë”, është shprehur Meta.

Më tej Presidenti i Republikës tha: “U bë vite që jetojmë në klimë tensioni dhe përjashtimi. Kjo ndodh sepse kryeministri në largim ka shndërruar shtetin në një lloj bande. Dhe e ka treguar këtë edhe para katër vitesh me zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, por edhe me zgjedhjet një partiake moniste.

Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë me datë 25 prill, unë jam i sigurt që çdo presion dhe shtypje do të përkthehet në derdhje pa fund votash për ndryshim.

Te gjithe shqiptaret e dine se kemi per Kryeminister nje te marre, nje te semure psiqik qe sot nuk tremb me askend.

Ky i semure psiqik qe i ngriti gishtin Shkodres, do rendohet shume ne ditet ne vijim dhe askush nuk do ti beje me derman".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco