Makina del nga rruga në Kamëz, përplas tre fëmijë

Makina del nga rruga në Kamëz, përplas tre fëmijë

16:09, 05/04/2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në Kamëz.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë tre fëmijë kanë mbetur të lënduar.

Të përfshirë në aksident janë mjeti me drejtues Xh. Xh dhe automjeti që drejttohej nga shtetasi K. B.

Automjeti i këtij të fundit raportohet se ka dalë nga rruga duke lënë të lënduar edhe tre fëmijë të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco