Si do të jetë moti gjatë ditës së hënë?
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka përgatitur motin për ditën e parë të javës.
Reshjet e shiut do të jenë lokale, ndërsa temperaturat do të ulen.
Parashikimi i motit për të hënën:
Reshjet
Ditën e hënë priten reshje të dobëta lokale në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 16 °C
në vendet e ulëta: 4 / 17 °C
në vendet malore: -2 / 10 °C
Era
Të hënë era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
© SYRI.net