VIDEO/ Ekzekutimi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës, zbardhet skema e vrasjes

VIDEO/ Ekzekutimi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës, zbardhet skema e vrasjes

22:57, 04/04/2021

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Dobraç i Ri në qytetin verior të Shkodrës.

Ndaj Pllanjat është gjuajtur me kallashnikov, teksa makina e tij tip ‘Range Rover’ ishte në ecje e sipër.

Pas të shtënave dyshohet se makina e Pllanjat ka ecur në gjendje të lirë dhe është përplasur me murin anësor të një biznesi.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur pranë pompave në Dobraç, mjeti tip ‘Passat’ ishte me targa italiane. Burimet bëjnë me dije se në makinë janë gjetur dy armë të cilat dyshohet të jetë përdorur në ekzekutimin e Pllanajt.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco