VIDEO-FOTO/ ‘Kumbari’ i Shkodrës u vra me breshëri kallashnikovi

VIDEO-FOTO/ ‘Kumbari’ i Shkodrës u vra me breshëri kallashnikovi

22:22, 04/04/2021

Rruga Shkodër-Koplik në fshatin Dobraç i Ri është mbushur me gëzhojat e kallashnikovit që i morën jetën Bardhok Pllanajt mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku gëzhojat janë shpërndarë në rrugë si pasojë e breshërisë së armës me të cilin 47-vjeçari u qëllua pa mëshirë.

Image

Policia lokale e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar kryeqendrën e veriut, por deri tani kanë gjetur vetëm një makinë të djegur pranë vendit të ngjarjes, ndërsa autorët janë arratisur në errësirë.

Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe problemet në të shkuarën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco