Rama hedh sërish akuza: Ne vaksinojmë, Luli infekton

Rama hedh sërish akuza: Ne vaksinojmë, Luli infekton

16:15, 04/04/2021

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Edi Rama hedh akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për sa i përket takimeve elektorale të këtij të fundit, ku shumë mbështetës mblidhen për ta takuar.

Rama shkruan se Basha me takimet e tij vijon të infektojë ndjekësit e tij. Sipas Ramës qeveria ndërkohë vijon fushatën e vaksinimit.

Akuzat e Edi Ramës:

Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij

Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka

Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco