Pa kokë dhe pa rroba, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën në Spanjë

Pa kokë dhe pa rroba, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën në Spanjë

15:53, 03/04/2021

Një ngjarje e rëndë tronditi vetëm një javë më parë Spanjën, ky dy persona, një shqiptar dhe një rumun u gjetën njëri pa kokë dhe tjetri pa rroba në trup, në një autostradë pas një aksidenti të çuditshëm. Në fakt tashmë mësohet se të dy viktimat janë shqiptarë dhe janë nga Fushë-Kruja.

Viktima e parë është Xhuliano Kora, 24 vjeç, ndërsa viktima e dytë po nga Fushë-Kruja është M. T, 28 vjeç.

Ky i fundit, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen të ditura të plota, u raportua në fillim si shtetas rumun, por tashmë mësohet se ishte shqiptar i martuar me një shtetase rumune

Vetëm ditën e djeshme, familjarët e Xhuliano Korës, bën thirrje për kthimit e trupit të 24 vjeçarit në Shqipëri. Ajo që e bën më misterioze ngjarjen, është se në atë që u quajt një aksident, të dy trupat u gjetën pa rroba, ndërsa njëri prej tyre pa kokë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco