‘Kemi hapur negociatat’/ Ja pse deklarata e Zylës në ‘Çim Peka Live’ u shoqërua me te qeshura

‘Kemi hapur negociatat’/ Ja pse deklarata e Zylës në ‘Çim Peka Live’ u shoqërua me te qeshura

22:05, 01/04/2021

Deklarata e analistit Julian Zyla në ‘Çim Peka Live’ se në drejtimin e Ramës Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian ka krijuar ilaritet te pjesa e tjetër e panelit, të cilët e kanë kundërshtuar menjëherë.

Ky citim i Zylës ka ardhur gjatë momentit kur në studio po diskutohej deklarata e Ramës që i mohoi Partisë Demokratike, merita në liberalizimin e vizave dhe hyrjen në NATO.

Julian Zyla: Është një lloj nëse Partia Socialiste do të thoshte që falë nesh Shqipëria ka hapur negociatat me BE, dhe të mos njihet fakti që marrëveshjen e asocim stabilizimit e ka bërë Rama që ka hapur negociatat me BE. Fatkeqësisht për ju e njoh shumë mirë këtë pjesë teknike. Negociatat zyrtarisht janë hapur.

Julian Zyla: Biem dakord që negociatat janë hapur.

Dash Shehi: Jo nuk janë haour                                        

Hapja e negociatave nuk është tekniksht, por është akt politik.

Julian Zyla: Më 19 prill do jetë konferenca e parë ndërqeveritare, dhe nuk do të ishim në këto diskutime nëse nuk do ishin hapur negociata

Enton Abilekaj: Meqë ti je i fushës, çfarë janë negociatat. Negociatat hapen kur fillon negocimi.

Shkullaku: Kështu si flet ti jemi edhe anëtarë të BE

Abilekaj: Ai dha edhe dekoratat. Ai është karagjoz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco