‘Ulja e çmimit të karburantit’, Basha: Vetëm një nga masat që do sjelli një efekt çlirues për ekonominë

‘Ulja e çmimit të karburantit’, Basha: Vetëm një nga masat që do sjelli një efekt çlirues për ekonominë

22:09, 01/04/2021

Kryedemokrati Lulzim Basha, para panelit të Opinion, ka shpjeguar edhe premtimin për uljen e çmimit të karburantit me 24 lekë të reja.

Sipas kryedemokratit, ky do të jetë vetëm një nga masat që do të sjelli një efekt çlirues, pozitiv për ekonominë shqiptare.

Lulzim Basha:  Ulja e çmimit me 24 lekë të reja do të jetë vetëm një aspekt.

Mentor Kikia: Shpresoj të mos u nxjerrim dhe juve të njëjtin sinkron që thatë për zotin Rama....

Lulzim Basha: Për këtë të jeni të sigurt se nuk kam unë asnjë sinkron të tillë. Se edhe njëherë po ju them kur thoja unë që do të heqim vizat keni ulur kokat, por sot i kemi kokat lart se vizat i kemi hequr dhe çmimi i naftës do të ulet me 24 lekë. Ky do të jetë vetëm një nga masat që do të sjelli një efekt çlirues, pozitiv për ekonominë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco