A do ta lejonte Ramën ta puthte në buzë?! Ja si i përgjigjet Dash Shehi në ‘Çim Peka Live’ kryeministrit

A do ta lejonte Ramën ta puthte në buzë?! Ja si i përgjigjet Dash Shehi në ‘Çim Peka Live’ kryeministrit

21:06, 01/04/2021

Në Çim Peka Live, Dashamir Shehi i është përgjigjur edhe kureshtjes nëse do ta lejonte kryeministrin Rama ta puthte në buzë, pas deklaratës së tij të sotme ku tha që ‘Përpara Petrit Vasilit, Dash Shehin do e puthte në buzë’

‘Nuk dua të rrëshqas në këtë punë. Ky e ka gjet këtë narrativën e fundit që hedh një gur në lumë dhe kërkon që të tjerët ta ndjekin nga pas. Ai s’ka çfarë të thotë më. Por po bëhet shumë e lodhshme edhe estrada. Por po ta di që ndihmon për pandeminë, do ta lejoja të më puthte. E gjithë esenca e kësaj pune, është se jemi në fushatë elektorale, Gjithsecili përdor mjetet e tij. Mua nuk më vjen mirë që kryeministri i Shqipërisë përdor këto mjete. Na ndjekin edhe të huajt. Dhe kemi rrëshkitur në një gjuhë që nuk ka qenë më parë. Këtu jemi kthyer sikur zihemi të lagjia. Ai le të zbavitet. Neve nder na bën. Duhet të jemi në rrafshin që z. Rama çfarë ke bërë për arsimin, për rrugët, për shëndetësinë që po e shikojmë që kemi nëpërkëmbë’

Meqë nuk kanë shumë përgjigje. Koha e tij ka skaduar. Dhe ka krijuar këtë lloj narrativë të çuditshme.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco