Ilir Meta: Nuk pyes për horra dhe gangsterë, mendoj vetëm për Shqipërinë

Ilir Meta: Nuk pyes për horra dhe gangsterë, mendoj vetëm për Shqipërinë

21:20, 01/04/2021

I ftuar në “ABC News” me gazetarin Endri Xhafo, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kreut të shtetit, i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati.

Deklarata e Metës

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve.

Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm.

Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco