Edhe Partia Demokratike mund të ankimojë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve për fletët e votimit të 25 prillit.
Demokratët duan që lista e kandidatëve të renditet vertikalisht.
Ndërkohë, edhe Partia Socialiste ka paralajmëruar ankim për fletën e votimit, pasi ajo kërkon që kandidatët të renditen me numra.
“Kandidatët do të identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Celibashi deklaroi se shënimi i emrave shkon me përputhje me Kodin Zgjedhor, si dhe shtoi se është më ndihmuese për zgjedhësit, në mënyrë që të mos jenë konfuzë në ditën e zgjedhjeve.
© SYRI.net