Policët e Veliajt tërheqin zvarrë qentë dhe i vrasin me acid klorhidrik, Këlliçi: Hipokrit i pështirë, po i shfaros…

Policët e Veliajt tërheqin zvarrë qentë dhe i vrasin me acid klorhidrik, Këlliçi: Hipokrit i pështirë, po i shfaros…

18:23, 01/04/2021

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar me video sesi policët bashkiak tërheqin qentë zvarrë nëpër lagjet e Tiranës dhe më pas i vrasin me acid klorhidrik në zemër.

‘Erion Veliaj është një dyfytyrësh që fotografohet me qentë por nga ana tjetër i tërheq zvarrë me kamiona për t'i shfarosur në spitalin e vdekjes’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Qytetarët i vret me trafik e smog. Kafshët e gjora e të pambrojtura i vret me acid klorhidrik në zemër.

Erion Veliaj është një dyfytyrësh që fotografohet me qentë por nga ana tjetër i tërheq zvarrë me kamiona për t'i shfarosur në spitalin e vdekjes. Një barbari e komanduar prej tij. Neveri për këtë hipokrit të pështirë që turpëron emrin shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco