Rama kritikon Bashën nga Rrogozhina: E turpshme, një rrumpallë kriminale

Rama kritikon Bashën nga Rrogozhina: E turpshme, një rrumpallë kriminale

11:38, 01/04/2021

Nga Rrogozhina gjatë një takimi me fermerë të zonës, kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë qeverisjes në këto vite kanë dyfishuar sipërfaqen bujqësore të kultivuar. Rama tha se një tjetër arritja është gjithashtu është rritja e eksporteve me produkte shqiptare.

Kryeministri kritikoi gjithashtu edhe sot grumbullimet sipas tij të krijuara nga kreu i PD, Lulzim Basha. Kryeministri i ka cilësuar sipas tij të turpshme dhe kriminale takimet elektorale të kryedemokratit.

‘Na kanë dalë këta një shportë me karavidhe. Duke krijuar një tabor krushqish edhe duke e sorollatur Lulin nëpër Shqipëri për ta bërë dhëndër. Ajo që pi bën Lulzim Basha së bashku me ata që organizojnë dasma pa nuse është e turpshme, një rrumpallë kriminale,. Ato janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra të vaksinimit. Ata janë anti shteti, ata janë rrumpalla, janë dëmi që rri gjithmonë si kërcënim’, tha Rama.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco