VIDEO/ Po gërmohej për ndërtimin e një pallati, gjendet predha e paplasur

VIDEO/ Po gërmohej për ndërtimin e një pallati, gjendet predha e paplasur

10:30, 01/04/2021

Një predhë është gjetur në “Bulevardin Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të enjteje.

Mësohet se predha e paplasur është gjetur gjatë gërmimeve që po bëhen për ndërtimin e një pallati, ku do të sistemohen personat që kanë humbur banesat e tyre pas tërmetit të 21 Nëntorit të 2019-tës.

Vendi ku është gjetur predha është rrethuar nga policia e cila po kryen veprimet dhe pritet që të kryhet një shpërthim i kontrolluar i saj. Ende nuk dihet se çfarë periudhe mund ti përkasë kjo predhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco