Vasili: Rama i do shqiptarët skllevër dhe memecë, ndaj do punëtorë nga Bangladeshi

Vasili: Rama i do shqiptarët skllevër dhe memecë, ndaj do punëtorë nga Bangladeshi

22:12, 31/03/2021

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si një sjellje të turpshme atë të Ramës sot i cili doli dhe u bëri thirrje sipërmarrësve që të merrnin punëtorë nga Bangladeshi se shqiptarët janë dembela dhe llafazanë.  

‘FAQEZIU !!                      

Rama shqiptareve: Ju sbeni per pune e me mire ikni, se i marrim nga Bangladeshi,nga Afganistani dhe India!! (VIDEO)

Ky do vetem skllever dhe shqiptaret i do memece, pa goje, pa mendim, pa vote!

Faqeziu Rama ne kulmin e urrejtjes ndaj shqiptareve deklaron hapur:

"Ne kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë. Nuk ka më fare nga ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj. 

Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India.

I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme.

Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”,    tha Rama.

Shiheni VIDEON dhe hapni syte e mos e harroni kurre kete Faqezi armik te betuar te shqiptareve.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco