VIDEO/ E turpshme në Shkodër, Rama u nxjerr gishtin e mesit të rinjve

VIDEO/ E turpshme në Shkodër, Rama u nxjerr gishtin e mesit të rinjve

21:41, 31/03/2021

Skandaloz dhe i turpshëm!

Kështu mund të cilësohet veprimi i Edi Ramës pasditen e sotme në Shkodër.

Ai ka vendosur të ngrejë dhe t'u tregojë gishtin e mesit të rinjve në Shkodër, të cilët kishin dalë në rrugë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.

I nervozuar dhe i frikësuar nga humbja e pritshme në zgjedhjet e 25 prillit, Rama duket se nuk mban më nga nervat dhe ka vendosur të ofendojë çdokënd që mendon ndryshe nga ai.

Gjatë ditës së sotme, po në Shkodër Rama vendosi t'i ofendojë të gjithë shqiptarët duke i cilësuar si thashethemexhinj.

Veprimi i Edi Ramës nuk është bërë për herë të parë.

Gjatë fundvitit të kaluar, Edi Rama u nxori gishtin e mesit të rinjve që po protestonin në sheshin ‘Skënderbej’ kundër tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco