Kristaq Kume: Shitblerja e votës, SHBA i foli qartë maxhorancës

Kristaq Kume: Shitblerja e votës, SHBA i foli qartë maxhorancës

21:21, 31/03/2021

Në ‘Çim Peka Live’, ish-kryetari i KQZ në vitin 1997, Kristaq Kume ka komentuar fillimisht deklaratën e fortë të SHBA ku i bëhet thirrje partive politike në vend, por edhe qytetarëve që të mos bëhen pjesë e procesit të shitblerjes së votës, pasi në të kundërt do ndëshkohen rëndë.

‘Atë deklaratë do të thoja që duhet ta dëgjojnë mirë atyre të cilët u adresohet, dhe kjo deklaratë u adresohet politikanëve dhe jo thjesht qytetarëve.

Është e vërtetë që Sjqipëria ndodhet në kushte kur ka rrëshkitur nga shinat e një shoqërie që duhet të zhvillohet sipas parimeve të demokracisë. Tek ne kanë ndodhur zhvillime të tilla të cilat kanë shtruar si nevojë emergjente rishikimin e themeleve me të cilat ndërtohet shoqëria jonë. Duhet një reformë e thellë administrative. Kemi të domosdoshme edhe ndërtimin e mekanizmave që do të sjellin më shoqëri, presionin për të zbatuar ato që bëjmë në ligje.

Të bëhët ç’është e mundur që të kalohet kjo situatë, në radhë të parë nga forca politike në pushtet.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco