Biba në ‘Çim Peka LIVE’: Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ishin zgjedhje surrogato

Biba në ‘Çim Peka LIVE’: Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ishin zgjedhje surrogato

21:32, 31/03/2021

Ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i ftuar në studion e ‘Çim Peka LIVE’ ka deklaruar se votimet e 30 qershorit 2019, ishin zgjedhje surrogato.

Sipas tij, këto zgjedhje u bënë me shtysën e miqve ndërkombëtarë, vetëm si ushtrim i shtetit të së drejtës.

‘Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk ishin një ushtrim demokracie, ato ishin zgjedhje surrogato. Por ishin një ushtrim për shtetin e të drejtës.

Ato nuk ishin demokratike. Unë e kam thënë që ditën e dytë që këto nuk ishin zgjedhje. Këtë e kam thënë edhe më herët.  

Unë e kam thënë që zgjedhjet e 2019 ishin surrogato, por ishin ushtrim i shtetit të së drejtës.

Sot opozita do të kishte 80 % të bashkive në vend, nëse do të kishte konkurruar në zgjedhjet e 30 qershorit’, deklaroi gjatë debatit në SYRI TV, ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco