Bylykbashi: Deklarata e DASH më e rënda për Shqipërinë, ky është fundi ku Rama ka çuar Shqipërinë

Bylykbashi: Deklarata e DASH më e rënda për Shqipërinë, ky është fundi ku Rama ka çuar Shqipërinë

21:36, 31/03/2021

Në Çim Peka Live, sekretari për reformën zgjedhore në Partinë Demokratike, e cilësoi si shumë të fortë qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur mbi situatën zgjedhore në Shqipëri, e cila i rrezikon seriozisht ato për shkak të dhunës dhe blerjes së votave nga maxhoranca.

‘Nuk kam dëgjuar ndonjëhërë një deklaratë kaq të ashpër që në fakt është realieti i Shqipërisë.

Nuk mund të shtoj asnjë fjalë më të fortë se ç’tha z. Biberaj. Pra ne çuditemi që ka një deklaratë në këtë nivel. Por ky nuk është qëndrimi thjesht i një medie. Ne e dimë qëndrimin e Zërit të Amerikës në raport me DASH, dhe të vijë me këto terma të fotrtë, që është prishur sistemi demokratik, kemi kapje të pushtetit dhe të tjera edhe më të rënda, është diagnoza për sëmundjen terminale ku e ka çuar Rama Shqipërinë. Dhe ai dha edhe përgjigjen që Shqipëria duhet të kthehet në shinat e demokracisë, pasi mund të prishet edhe me Amerikën.

Kjo deklaratë nuk i drejtohet vetëm politikanëve, por edhe qytetarëve’

Në 25 prill kanë fatin ta ndryshojnë këtë gjendje.

Nevoja që tashmë qytetarët ta shprehin me votë qëndrimin e tyre, nevoja për të qenë qytetarë normalë në Evropë’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco