Sherri me biçikletë/Goditje me sende të forta në Tiranë, dy të mitur përfundojnë në spital

Sherri me biçikletë/Goditje me sende të forta në Tiranë, dy të mitur përfundojnë në spital

18:05, 31/03/2021

Një sherr masiv ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Tiranë, në zonën e Kinostudios.

Sikundër raportohet, sherri ka ndodhur midis disa të miturve.

Dy prej tyre mësohet se kanë përfunduar në spital me plagë të rënda. Gjatë sherrit që ka filluar verbalisht, janë përdorur sende të forta.

Sherri thuhet se ka nisur për një biçikletë.     

Të lënduarit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë të moshës 12 dhe 14 vjeç, ndërsa një tjetër adoleshent dyshohet si autori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco