Pensionistët i refuzojnë vaksinën, Rama shthur gojën kundër opozitës

Pensionistët i refuzojnë vaksinën, Rama shthur gojën kundër opozitës

12:48, 31/03/2021

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Shkodër nën masa të rrepta sigurie. Një ushtri rojesh e shoqëronin ngado. Qëllimi i vizitës ishte të shkonte te pallati i sportit, ku qeveria pretendon se ka nisur një vaksinim masiv.

Por duket se të moshuarit po e refuzojnë vaksinën, pasi interesi i shkodranëve për vaksinën kineze ishte tepër i vakët.

Një grusht pensionistë ishin mbledhur si dekor brenda për vizitën e Ramës, ndërkohë që shumë pak njerëz ishin jashtë.

Ndërkohë në një reagim në rrjetet sociale, Rama e shthuri gjuhën ndaj opozitës.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku. Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut,” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco