Zgjedhjet e 25 prillit/ Zaimi: Rezultatet e Vetevendosjes në Shqipëri, do të ketë surpriza

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zaimi: Rezultatet e Vetevendosjes në Shqipëri, do të ketë surpriza

23:13, 30/03/2021

Në A-Show me gazetarin Adi Krasta, Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tha ndër të tjera se Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të ketë surpriza në këto zgjedhje në Shqipëri.  

‘Duam të krijojmë një standart ndryshe nga qeveritë e mëparshme. Qeveria "Kurti 1" u rrezua në mënyrë të padrejtë.

Rezultati i zgjedhjeve Kosovë tregon që qytetarët duan një ndërrim të plotë të elitave politike.

Nga kjo gjeneratë e re njerëzit presin shumë. Jemi votuar masivisht pasi jemi kundër kapjes së shtetit nga politikanë të korruptuar.

Raporti i DASH për 2020 tregoi që në Shqipëri prej 30 vitesh nuk janë ndëshkuar zyrtarët e lartë.

Qeveria Kurti i shtrin dorën e bashkëpunimit të gjitha partive parlamentare në Kosovë.

Ka personazhe të njohur nga PS e PD që kërkojnë të anëtarësohen në Vetëvendosje.

Zgjedhjet e 25 prillit, rezultatet e Vetevendosjes në Shqipëri do ketë surpriza’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco