Gjergji Vurmo: Shqipëria me numrin më të lartë të ligjeve me porosi në rajon

Gjergji Vurmo: Shqipëria me numrin më të lartë të ligjeve me porosi në rajon

23:04, 30/03/2021

Gjergji Vurmo, drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka komentuar në A-Shoë me gazetarin Adi Krasta edhe raportin më të fundit të Transparency International që e nxjerr Shqipërinë me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe kriminalitetit, por duke ngritur edhe një alarm të madh që vjen për numrin e lartë të ligjeve me porosi që miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë nga influenca interesi jashtë tij/

‘Raporti i "Transparency International" është ndër raportet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Në Shqipëri është manovruar me mangësi ligjore dhe me mungesë integriteti në proceset e ligjbërjes. Një nga fenomenet kryesore që ky raport prek është fenomeni i kapjes së shtetit.

Është e rëndësishme të merremi me mekanizmin.           

Ajo që ne kemi mundur të zbërthejmë është se si bëhen ligjet. Nuk do shkojmë shumë larg. Ne duhet ta shpërbëjmë mekanizmin. Nëse para 12 vitesh jemi marrë me çështje të bujshme, pas katër vitesh do merremi me emra të tjerë. Ky është kontributi më i madh i këtij raporti.

Propaganda nuk ka lënë gjë pa na sulmuar.

Vetë fakti që ata merren me jetën personale të autorëve është kundër sensit të integritetit dhe të profesionalizmit të gazetarëve. Një gjetje shumë alarmante ka të bëjë edhe më numrin e ligjeve me porosi. Në të gjitha vendet e rajonit plus Turqinë, Shqipëria ka numrin më të lartë të ligjeve me porosi. Dhe kjo është një këmbanë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco