Lidhjet krim-politikë/ Shkullaku: Pse Kim nuk e tregon me gisht Ramën

Lidhjet krim-politikë/ Shkullaku: Pse Kim nuk e tregon me gisht Ramën

19:34, 30/03/2021

Analisti Armand Shkullaku ishte i ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në edicionin e lajmeve në SYRI TV.

Ai komentoi thirrjet e ambasadores Yuri Kim që të mos shitet vota dhe komentet e saj për deputetin Tom Doshi.

“Nga sa kuptoj unë, objektivi ose qëllimi i zonjës Kim është edhe garantimi i një procesi elektoral sa më të lirë dhe më demokratik. Këto janë sinjalet e para që ajo po ngre tonet që të mos ketë pasoja të tjera, se mund të ndodhë që të ketë degjenerim të procesit, mund të ketë deformim të vullnetit të qytetarëve apo blerje masive të votave,” tha Shkullaku.

Por ai tha se kjo pikë ku kemi mbërritur ka ardhur si “pasojë e një politike të gjatë që diplomatët amerikanë kanë ndjekur në Tiranë”.

Sipas Shkullakut, opozita dhe media kanë denoncuar emrat e lidhur me krimit që kanë depërtuar në Kuvend dhe në majat e tjera të shtetit.

“Kur këto emra dolën, dhe këta persona u vërtetuan që ishin ashtu siç u tha, nuk mbajmë mend që ambasadorja apo ambasadorët të tregonin me gisht siç po bëjnë sot,” tha Shkullaku.

Ai shtoi se partia që e kishte filozofi të veten këtë lidhje të krimit me politikën është Partia Socialiste.

“Ne nuk e dëgjuam asnjëherë që të vinte gishtin ndaj atyre individëve që kanë lidhur krimin me politikën. Ky individ ka qenë Edi Rama dhe kjo parti është Partia Socialiste,” tha Shkullaku, duke theksuar se kjo parti ka futur dhjetëra persona me rekorde kriminale në Kuvend dhe në krye të bashkive, pa përmendur ministritë, drejtoritë, etj.

Duke cituar raportin e sotëm të Transparency International, që theksonte se shteti është kapur nga korrupsioni, Shkullaku tha se “ne nuk kemi dëgjuar se ka një përgjegjës për këtë kapjen e shtetit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco