Syri TV në familjen e Arjanit/ Përjetësisht mirënjohës Heroit të Atdheut

Syri TV në familjen e Arjanit/ Përjetësisht mirënjohës Heroit të Atdheut

18:24, 30/03/2021

Nga Bledian Koka*

Sot në emër të SYRI TV dhe SYRI.net bashkë me kolegun Elkier Bushkolaj shkuam për ngushëllim në familjen e Heroit Arjan Salaj. Kjo, në kuadër të një angazhimi publik për një mirënjohje jo vetëm fjalës, por diçka më shumë se aq.

Dhimbja është e madhe po aq sa zemra e babait të Arjanit, që e përqafova si babain tim, po aq sa e vëllait të Arjanit që përqafova si vëllanë tim, e po aq sa dajës së tij që e përqafova si një dajë që e di çdo të thotë të kesh një nip.

Aq më shumë një nip si Arjan Sala. U munduam të ngushëllojmë humbjen e djalin, vëllait, babait të një fëmije e nipit shembullor. Personalisht do ta kujtoj Arjan Salaj si një shqiptar të mirë, si një qytetar shembullor, si një Hero të panatyrshëm për kohët që jetojmë.

Dhimbja dhe ngushëllimi dalëngadalë do të bashkëjetojnë në familjen e Arianit e para se humbën më të shtrenjtin, por e dyta dhe jo më pak e rëndësishmja, sepse bashkë me ta qendron edhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për një djalë e la nënën e tij në lot, por që i kurseu lotët mbi 20 nënave të tjera!

...p.s...Të qoftë dheu i lehtë Arjan Salaj, lum ne që të patëm!

*Kryeredaktor i SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco