DOKUMENTI/ Bledi Çuçi 'ikën' nga Ministër i Brendshëm

DOKUMENTI/ Bledi Çuçi 'ikën' nga Ministër i Brendshëm

11:28, 30/03/2021

Besfort Lamallari ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme deri në datën 30 prill, bazuar kjo në një urdhër të ministrit të Brendshëm; Bledi Çuçi.

Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 mars-30 prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Llamallari. Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, dhe ka kërkuar që të qëndrojë jashtë funksioneve ekzekutive.

Llamallari më parë është komanduar edhe si prefekt i Shkodrës, ndërsa është përfshirë jo pak herë në përplasje dhe akuza me opozitën, madje duke e cilësuar këtë të fundit edhe si talebane, një epitet që askush më parë, nuk e kishte përdorur.

Duket se kjo është arsyeja që Çuçi i ka kaluar kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Brendshme të zellshmit Lamallari, i cili bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe ky i fundit një emër i kontestuar, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Dhe nisur nga politizimi i dy emrave që drejtojnë strukturën më të rëndësishme të procesit zgjedhor, në aspektin e mbarëvajtjes dhe sigurisë, mund të ngrihen shumë pikëpyetje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco