Duma: Ay ku ka sot rrugë e projekte kombëtare, është Partia Demokratike!

Duma: Ay ku ka sot rrugë e projekte kombëtare, është Partia Demokratike!

11:05, 30/03/2021

Grida Duma, kandidatja e Partisë Demokratike, deklaroi sot se aty ku ka projekte kombëtare, është PD-ja: "Rruga e Kombit, NATO, liberalizimi i vizave, TAP, kudo ku ka zhvillim është sërish Partia Demokratike”.

Në takimin me banorë të zonës së saj elektorale, Duma ka theksuar se “Edi Rama është e shkuara!” dhe se “ajo ku ne duhet të përqëndrohemi sot është plani ekonomik.” Në këtë këndvështrim ka përmendur faktin se projektet më të mëdha të realizuara nga qeveria e PD-së, mbeten të vetmet dhe vazhdojnë edhe sot të spikatin.

“Aty ku sot ka rrugë është realizuar nga Partia Demokratike, aty ku ka projekte kombëtare është sërish Partia Demokratike. Rruga e Kombit, NATO, liberalizimi i vizave, TAP, kudo ku ka zhvillim është sërish Partia Demokratike. Ajo çka është imediate është të aktivizojmë e të ndërtojmë ekonominë sot e t’i rikthejmë Shqipërisë forcën,” u bëri thirrje kandidatja e PD-së, qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco