Fyerje, sharje dhe justifikime/ Fjalimi i dëshpëruar i Ramës

Fyerje, sharje dhe justifikime/ Fjalimi i dëshpëruar i Ramës

19:36, 25/03/2021

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e çuditshme të tranzicionit shqiptar, që një kryeministër që po mbyll mandatin e dytë të qeverisjes të mbante një fjalim në nisje të fushatës të mbushur me fyerje, sharje, etiketime dhe justifikime për mungesën e bilancit të tij.

Sikundër e tha që në fillim të fjalës së tij, Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë alla Fidel Kastro.

Por kur pritej që pjesa e parë e fjalimit të ishte me sulme ndaj opozitës, Rama nuk u ndal fare, duke lëshuar fyerje dhe sharje ndaj kundërshtarit.

“Si mund t’u jepet atyre një shans tjetër, mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre dhe pushtetit të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre, dhe kur vjen puna dhe Luli nuk ka si e merr një shans, pasi Luli nuk është Luli, por është Saliu, Iliri dhe Monika, është një kukull, një kukull që po nuk e tunde, flen kur tundet hapin sytë dhe nxjerrin këngën në formë ninulle, është një kukull që ne e shohim, kur ikën nga ekrani është një kukull që fle në prehërin e tre xhagajdurëve”, ka thënë Rama.

Më tej ai e quajti opozitën si një ‘shportë karavidhesh’.

Kur ra fjala për arritjet e qeverisë së tij, Rama vetëm u justifikua se nuk kishte kohë dhe se i kishin rënë në mes të mandatit dy tragjedi të rënda si ajo e tërmetit dhe e pandemisë.

Sërish ai vazhdoi me justifikimet se qeverisja e tij ishte e vështirë pasi qeverisjet e tjera e kishin lënë me probleme të rënda mbi shpinë.

Duke u ndalur te premtimet, Rama premtoi prapë ndërtimin e 4 aeroporteve si arritjen e tij të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco