Berisha: Nga skemat piramidale te ekonomia pas komunizmit, cilat ishin gabimet që bëri PD në qeverisjen e parë

Berisha: Nga skemat piramidale te ekonomia pas komunizmit, cilat ishin gabimet që bëri PD në qeverisjen e parë

22:21, 22/03/2021

Në një intervistë për ‘Çim Peka Live’, Sali Berisha në cilësinë e kryeministrit të parë të dalë nga zgjedhjet plebishitare të 22 marsit 1992, ku Partia Demokratike erdhi për herë të parë në pushtet, foli fillimisht për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes por edhe vështirësitë që u hasën pas një errësire të gjatë ku kishte kaluar Shqipëria në komunizëm.

‘22 marsi 1992 është një nga datat që ndau epokat dhe historinë e kombit dhe që e shfrytëzoj rastin të përulem me mirënjohjen me të thellë me respektin më të madh ndaj burrave dhe grave që me votën e tyre përmbysën diktaturën më të egër koministe të Evropës dhe çelën dyert të një epoke të bazuar në vlerat e demokracisë.

Në kuptimin më literal të fjalës, forca demokratike në Shqipëri, e filluan qeverisjen e tyre nga tokë e djegur dhe në shumë aspekte nga zero.

Në këtë kontekst unë mund të them se jo një por një seri gabimesh të pashmasngssme janë kryer, por ato nuk errësojnë dot asgjë, suksesin e  jashtëzakonshëm që u arrit.

Nëse Shqipëria vinte në dështimin e saj si vendi i tretë më i i varëfër i planetit, si vendi që dilte nga izolimi më oruellian i kohës, si vendi që kishte çështjen kombëtare më të ndërlikuar dhe të bazuar e tëra në padrejtësitë më të mëdha që Evropa kishte bërë gjatë atij shekulli, barra ishte e jashtëzakonshme. Gabimi kryesor ishte tolerimi i skemave piramidale, që në atë kohë kam marrë të gjithë vendimet e duhura, i jam përgjigjur rebelimit komunist me zgjedhje, dhe PD u rikthye për  të nxjerrë nga pushteti ata që erdhën me rebelim, që i nxorri me votën e lirë,

Mendoj që 22 marsi mbetet nga një datat më të mëdha në historinë e lirisë së shqiptarëvve.

Nëse kthehemi në atë kohë theksoj se Shqipëria kishte gjithsej 4 milion dollarë reservë valutore, 80 përqind papunësin, 75 përqind të tokës bujqësore të papunuar, ndërrmarrje industriale tërësisht të falimentuara, kishte dëtyrën më të vështirë për të qendruar pas interesit kombëtar. Asnjë forcvë opozitare në lindjen komuniste nuk niste në pozitat nga të cilat nisi PD qeverisjen e saj.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco