Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon shembjen e maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë'

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon shembjen e maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë'

19:45, 20/03/2021

Pasditen e sotme, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncoi shembjen e fasadën së maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’.

Duke publikuar video e realizuar para godinës, arkitektja Doriana Musai thotë se projektues është Instituti i Ndërtimit, ndërkohë po kryen punime në një godinë e cila konsiderohet monument kulture e kategorisë së dytë dhe sipas ligjit në të nuk duhet të ndërhyhet pasi është në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës.

Në denoncimin e saj, arkitekja thekson se aty nuk gjendet askush për t’ju përgjigjur ankesave të saj, por vetëm fadromat që vijojnë shembjen.

Nga pamjet e publikuara duke se një pjesë e fasadës është shembur.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco